MEPSO ku drejtor është nga AAA, i dhuron Spitalit klinik të Tetovës, ku drejtor është nga AAA ,mjetet nga kursimi i energjisë elektrike në shtator dhe tetor

122

SHA MEPSO mjetet nga energjia elektrike e kursyer në muajin shtator dhe tetor, i dhurona atje ku janë më të nevojshme, te qytetarët. Kompania ndau donacionin e parë prej 10.000 euro për Spitalin klinik në Tetovë, informojnë nga SHA MEPSO

“Dje, drejtori i përgjithshëm Orhan Murtezani-AAA dhe drejtori i spitalit klinik të Tetovës, Amir Elezi-AAA, nënshkruan marrëveshje për donacion. Sipas Elezit, këto para janë të mirëseardhura në këtë krizë energjetike dhe të njëjtat, tha ai, do të përdoren për shlyerjen e faturave që spitali i ka për energjinë elektrike”, kumtoi MEPSO.

SHA MEPSO, theksohet në kumtesën, është një kompani me përgjegjësi shoqërore, e cila edhe në kohë krize energjetike gjen mënyrën për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

“Kompania do ta vazhdojë këtë praktikë edhe në të ardhmen, gjegjësisht të gjitha kursimet në konsumin e energjisë elektrike që do të bëjë në muajt në vijim do të përdoren për qëllime humanitare, thonë nga MEPSO.

Analiza krahasuese e konsumit të energjisë elektrike në tetor 2022 dhe tetor 2021, siç theksojnë ata, tregon se në ndërtesën administrative të SHA MEPSO është arritur një kursim prej 22.12 për qind. Me shfrytëzimin racional të energjisë elektrike në shtator SHA MEPSO ka kursyer në konsum prej 17.57 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Ndryshimet e mëdha nisin nga ne, prandaj kursejmë që të kemi, thonë nga SHA MEPSO