19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMë së shumti parashtresa në KSHPK për nepotizëm, kronizëm, klientelizëm dhe lidhje...

Më së shumti parashtresa në KSHPK për nepotizëm, kronizëm, klientelizëm dhe lidhje partiake

Gjendja me korrupsionin është shumë serioze dhe edhe më tej ekzistojnë rreziqe nga korrupsioni që tashmë janë notuar në Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe përplasjen e interesave, në të cilat tregojnë raportet e institucioneve ndërkombëtare, deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Ajo i theksoi si rreziqe për korrupsion ndikimin e shprehur politik, qeverisjen gjegjësisht mosqeverisjen e së drejtës, mungesën e ndëshkueshmërisë, të integritetit si personal ashtu edhe institucional, transparencën e pamjaftueshme, si edhe mangësitë në rregullativën ligjore. Organet e gjyqësorit, pushtetit ekzekutiv, institucionet të cilat vendosin në sferën e urbanizmit dhe Komunat, theksoi ajo, janë sektorë që janë perceptuar me rrezikun më të madh të korrupsionit, keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe mundësinë për përplasjen e interesave.

“Më së shumti paraqiten gjendjet për punësimin e paligjshëm, dhënien e lejeve të ndryshme, vendimet për ndërtim dhe ngjashëm, ekzistimi i përplasjes së interesave dhe gjatë sjelljes së vendimeve gjyqësore. Problemi më i madh është në pjesën e punësimit, numri më i madh i parashtresave prej 30 për qind kanë të bëjnë me procesin e punësimit, keqpërdorimin e të drejtës diskrete të personit drejtues. Për personat drejtues faktor vendimmarrës gjatë zgjedhjes së kandidatëve dhe intervistës, jo gjithmonë është suksesi dhe pikët e fituara, që aq më shumë as me ligj dhe as me akte të tjera nënligjore nuk është rregulluar mënyra e udhëheqjes së intervistës përmes pyetjeve të strukturuara dhe vlerësimi i tij”, sqaroi kryetarja e KSHPK Biljana Ivanovska.

Në shoqëritë aksionare, nënvizoi ajo, nuk janë rregulluar kurrfarë rregullash dhe normash për dhënien e pikëve në bazë të arsimit, përvojës së punës, kualifikimeve të tjera dhe ngjashëm. Praktikë e shpeshtë, të cilën KSHPK rregullisht e konfirmon, është ndryshimi i sistematizimeve dhe përshtatja ndaj vendeve të reja të punës, që krijohen dhe ndryshojnë sipas kualifikimeve dhe llojit të arsimit, përvojës së nevojshme nga puna e kandidatit përkatës.

“Moment interesant është se në asnjërën prej lëndëve KSHPK nuk hasi në rezistencë të shprehur ose qëndrim më ndryshe për punësim nga anëtarët e KD dhe Këshillave Mbikëqyrës, si organe të kontrollit mbi punën e personave përgjegjës. Kjo dëshmon për faktin për lidhshmëri dhe ekzistimin e interesit të ndërsjellë. Këto punësime në opinion janë të njohura si punësime në bazë nepotizmi, kronizmi, klienetelizmi, lidhjes partiake, që krijon pakënaqësi të madhe tek qytetarët, ndjenjë të pabarazisë, por edhe rrezikimin e të drejtës së garantuar kushtetuese për kushte të barabarta dhe qasje në çdo vend pune”, tha Ivanovska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments