11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeFatmir Besimi: Realizimi i shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë më mirë...

Fatmir Besimi: Realizimi i shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë më mirë se vitin e kaluar me 51.5%

Realizimi i shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë është më i mirë krahasuar me atë periudhë të vitit të kaluar. Në tre muajt e parë kemi një realizim total prej 19.5%, që është 51.5% më shumë se ajo periudhë e vitit të kaluar, vlerësoi ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili tha se mekanizmi i ri i quajtur KAPEF për realizimin e investimeve kapitale tashmë po aplikohet dhe se për ata përdorues të buxhetit ku minimumi i parashikuar i 15% nuk është realizuar, janë të rezervuara mjetet e parashikuara.

“Nga janari në prill, realizimi total i shpenzimeve kapitale është 19.5%, por nëse krahasohet me atë periudhë të vitit të kaluar, ato janë më të larta për 51.5%”, tha Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Ai theksoi se në tremujorin e parë disa ministri kanë realizim edhe mbi 15%, disa rreth 25% të asaj që ishte planifikuar, ndërsa disa edhe më shumë dhe vlerësoi se realizimi në këtë periudhë është më i mirë se vitin e kaluar, por që ka edhe mekanizma të tjerë në të cilat duhet të punohet, ndërsa kjo nuk është vetëm realizimi por edhe cilësia e shpenzimeve kapitale.

Gjithashtu ministri Besimi shtoi se te ata përdorues me realizim më të dobët tashmë janë alokuar, përkatësisht rezervuar, brenda të njëjtit përdorues buxhetor dhe nëse në tremujorin e dytë ka ndonjë përmirësim, ato mjete do të kthehen në pozitat kapitale për ta përmirësuar realizimin e investimeve kapitale.

Besimi mes tjerash theksoi se qëllimi me mekanizmin nuk është një ndëshkim ose shpërblim, por realizim më i mirë dhe më efikas i mjeteve buxhetore për shpenzimet kapitale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments