15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeMë së shumti borë dhe më ftohtë në Kodër të Diellit

Më së shumti borë dhe më ftohtë në Kodër të Diellit

Sot pritet mot me diell dhe i ftohtë, paradite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Povardare erë e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë nga -3 deri në 6 gradë.

Mbulesa më e lartë e borës prej 68 centimetra është matur mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit. Pasuar nga 17 centimetra Mavrovi Anovi, 14 Gjurishtë, 13 Krushevë, 9 Pozarane, 6 Demir Kapi, 2 Manastir, Prilep.Temperatura më e ulët prej -16 gradë është matur në Sapkë. -12 Mavrovi Anovi, -11 Krushevë, -8 Prilep, Vinicë, Dibër, -7 Kriva Pallankë, -6 Ohër, Pretor, Manastir, -5 Kumanovë, Tetovë, Shtip, Strumicë, -4 Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec , Demir Kapi, Dojran -2 Gjevgjeli.

Moti sot do të jetë me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Povardar erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -11 deri në -3, ndërsa maksimalja do të arrijë -4 deri në 6 gradë.Në Shkup me diell dhe ftohtë me vranësira të vogla dhe me erë mesatare deri të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 1 gradë.

Në ditët në vijim do të jetë stabil dhe i thatë me erë të dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Povardarit herë pas here më e fortë veriore. Temperaturat minimale kudo do të jenë nën zero, ndërsa më e ftohta do të jetë nesër dhe e premte ku disa vende do të zbresin nën -10 gradë. Temperaturat ditore do të jenë pak më të larta. Të dielën dhe të hënën do të ketë mjegull paradite në disa lugina.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments