BallinaLajmeMë mirë për Tetovën / ALARM: PRAP DIGJEN MBETURINAT NË TETOVË, HELMOHEN...

Më mirë për Tetovën / ALARM: PRAP DIGJEN MBETURINAT NË TETOVË, HELMOHEN BANORËT!

Për dy netë me radhë, banorët e lagjeve përreth Kazermës janë detyruar të thithin tym dhe ajër të ndotur nga djegia e dyshuar e mbeturinave pranë hekurudhës. Matjet e cilësisë së ajrit tregojnë rritje alarmante të grimcave PM pikërisht gjatë mesnatës, kur nuk ka trafik që ta shpjegojë këtë ndotje.

I bëjmë thirrje Policisë të ndërhyjë menjëherë, të përdorë dronë për të përcaktuar me saktësi lokacionin e djegies së mbeturinave, të identifikojë autorët dhe t’i ndalojë ata. Djegia e mbeturinave është vepër penale dhe nuk mund të tolerohet.

Mjaft me heshtje dhe mosveprim. Qytetarët kanë të drejtë të marrin frymë me ajër të pastër. Presim veprime konkrete, jo justifikime

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments