8.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeMbyllet Komuna e Strugës, i punësuari rezulton pozitiv me koronavirus

Mbyllet Komuna e Strugës, i punësuari rezulton pozitiv me koronavirus

Administrata komunale në Strugë është përfshirë nga paniku, pasi që një i punësuar në komunë ka rezultuar pozitiv me koronavirusin Covid-19. Autoritetet komunale përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se për shkak të këtij rasti nuk do të punojnë deri të hënën e ardhshme.

“Sapo na njoftuan se një nga punonjësit tanë ka rezultuar pozitiv me COVID 19. Për këtë arsye Komuna e Strugës nuk do të punojë deri të hënën e ardhshme.

Në konsultim me organet kompetente, lusim punonjësit e Komunës së Strugës që të rrinë në vetizolim dhe në rast të shfaqjes së ndonjë simptomë të paraqiten tek mjeku amë.

Meqënëse situata në tërësi është duke u përkeqësuar, lusim që të jeni të kujdesshëm dhe të respektoni masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Për gjithëçka tjetër do t’ju njoftojmë në ditët në vazhdim”, thuhet në njoftimin e komunës së Strugës.

Sipas informacioneve të Alsat, i punësuari ka simptomat të lehta dhe aktualisht po kurohet në kushte shtëpiake. Autoritetet tashmë kanë filluar anketën epidemiologjike dhe gjurmimin e kontakteve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments