12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaTeknologji“Mbjellja e reve” Dubai me teknologji që ndryshon kushtet e motit, krijon...

“Mbjellja e reve” Dubai me teknologji që ndryshon kushtet e motit, krijon shi për të përballuar të nxehtin (VIDEO)

miratet e Bashkuara Arabe po krijojnë vetë shiun, ndërsa temperaturat në vend kanë arritur më shumë se 44 gradë Celsius.

Shiu është krijuar duke përdorur teknologjinë e dronave që prodhon ngarkesa elektrike brenda reve në mënyrë që ato të grumbullohen së bashku dhe të krijojnë ujë, informon albeu.com.

Kjo është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të frenuar mungesën e reshjeve në vend. Mesatarisht reshjet në Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë vetëm 100 mm në vit.

Të dielën, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë në Emiratet e Bashkuara Arabe lëshoi pamje video të reshjeve të mëdha, të cilat treguan se teknologjia kishte dhënë rezultat pozitiv.

Qendra tha se reshjet u rritën nga një teknikë e njohur si mbjellja e reve./albeu.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments