8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMbi 100 persona përdorues apo shpërndarës të drogës janë arrestuar për gjashtë...

Mbi 100 persona përdorues apo shpërndarës të drogës janë arrestuar për gjashtë muaj në rajonin e Tetovës

Në Tetovë dhe rrethinë çdo ditë e më shumë rritet numri i përdoruesve të substancave narkotike, sidomos të rinjtë. Këtë e ka nxjerr në pah aksioni i shtuar i policisë së Tetovës, kundër përdoruesve dhe shpërndarësve të drogës, gjë kjo që ka rezultuar me mbi 100 raste të arrestimeve për vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti. Nga janari e deri më tani, nga prokuroria e Tetovës janë përgatitur 21 kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje ndaj gjithsej 87 kryerësve, edhe atë për 61 vepër penale që ka të bëj me keqpërdorimin e substancave narkotike, konkretisht marijuhanës por edhe drogave të tjera siç është heroina, kokaina dhe ekstaza të ndryshme. Ndërkohë në mesin e të arrestuarve janë edhe 17 shpërndarës, thonë nga Policia e Tetovës.

Janë regjistruar gjithsej 17 vepra penale për prodhim dhe lëshim në treg të substancave narkotike, kështu që në prokurorinë themelore publike janë ngritur gjithsej 16 padi adekuate ndaj 16 kryerësve të veprave. Gjatë kësaj periudhë, në SPB Tetovë janë regjistruar po ashtu tre raste ku kanë qenë të kyçur 3 persona të mitur”, deklaroi Famtir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

Por përse ndodh ky fenomen i shtimit enorm të numrit të të rinjve të cilët janë përdorues të narkotikëve? Profesori Universitar Bashkim Selmani, i cili kohë më parë ka kryer edhe studimin mbi deliktet rinore, respektivisht recuidivizmin, apo përsëritësit thotë se fajtor janë institucionet dhe të njëjtat duhet të marrin masa ndaj tyre që ata të përmirësohen dhe të mos futen në burg nga ku dalin si më ekspert se sa që ishin kur u futën.

Është edhe faji i institucioneve që nuk mbajnë evidencë se kush janë ato individë dhe si ti trajtojnë ata, por përkundrazi, siç duket janë vetë institucionet fajtorë të cilat jo që nuk e luftojnë por janë edhe shpërndarës dhe këtë e them me shumë bindje sidomos duke ditur edhe situatën e institucioneve sepse këto përdorues duhet të trajtohen dhe duhet të kenë mënyrë të veçantë të trajtimit, sepse kur burgosen dalin më specialist se sa kur e merr trajtimin”, tha Bashkim Selmani, Profesor universitar.

Nga ana tjetër, psikologët rekomandojnë familjet sidomos prindërit, që të kenë kujdes dhe kontroll permanent se ku dalin dhe çfarë bëjnë fëmijët e tyre, me qëllim që ndikimi i rrethit të jetë sa më i vogël.

Normalisht kontrollet duhet të jenë të vazhdueshme, dhe të njëjtat duhet të shtohen sa më shumë mbi fëmijët. Normal që fëmijët duhet të largohen nga tabletet telefonat e gjëra, por s`mund të ndalohen mos dalin jashtë por gjithsesi se duhet të kontrollohen”, shtoi Arta Beadini, psikologe.

Ndryshe, përveç shtimit të kontrolleve nga ana e policisë pikërisht për përdoruesit e drogave, po ashtu nga Sektori i punëve të brendshme janë shtuar edhe takimet me nxënës dhe ligjëratat nëpër shkolla fillore dhe të mesme me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për këto dukuri negative./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments