15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMehaj: Janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje të armatimit

Mehaj: Janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje të armatimit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka publikuar të dhënat nga blerjet që janë bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Mehaj ka theksuar se brenda periudhës së qeverisjes së deritanishme janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje të armatimit.

“Kaq buxhet për kaq ditë qeverisëse, nuk ka ndarë asnjë qeveri më herët. Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë 67 milionë euro, në qeverinë tonë është rritur në 102.3 milionë.”, ka bërë të ditur Mehaj.

Ai ka potencuar se  vetëm për një vit e gjysmë kanë rekrutuar 1240 ushtarë të rinj dhe tregoi se shumë shpejt 

do të hapet konkursi për ushtarë të rinj.

“Së shpejti do të hapet konkursi edhe për 612 ushtarë aktivë dhe 367 ushtarë rezervë. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje tjetër. Këtë vit, deri më tani kemi zotuar 28.6% të buxhetit për blerje. Kjo përqindje do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, kur do të përmbyllen blerjet që janë në proces.”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka shtuar se ministria që udhëheq në vitin 2021 ka shpenzuar 96% të buxhetit, “njëherit përqinjda më e lartë e shpenzimit të buxhetit ndonjëherë”./21Media 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments