Dy personat në foto janë babë e bir, Gjenerali Dilaver Goxhaj me të birin Dritan Goxhaj. Janë dy patriotë që kanë kontribuar si rrallëkush për çlirimi e Kosovës.
Jam i keqardhur kur lexoj sulme ndaj tij si Iranist me lajm të nxjerë plotësisht nga konteksti në mënyrë aspak etike dhe kjo është goditje “posht brezi”.
Dritan Goxhaj është luftëtar nga ata me
flamur dhe armë në dorë për lirinë e Atdheut dhe historinë e ka shkruar me gjak. Ai ka qënë person i autorizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së për të mbajtur kontakte me komandën e forcave amerikane të vendosura në Shqipëri
Njëjtë edhe Gjeneral Dilaver Goxhaj, i vetmi gjeneral i ushtrisë shqiptare që ka marrë pjesë personalisht në front dhe që luftuan maleve si pjesë e UÇK deri ditën e çlirimit të Kosovës
.
Respekt dhe nderim për çka Gjeneral Dilaver Goxhaj dhe Dritan Goxhaj (i biri) kanë dhënë për Kombin Shqiptar!
