22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeMbështetësit e Berishës mblidhen sërish poshtë banesës së tij, ish-kryeministri mban fjalim

Mbështetësit e Berishës mblidhen sërish poshtë banesës së tij, ish-kryeministri mban fjalim

Edhe këtë të hënë mbështetës të ish-kryeministrit, Sali Berisha janë mbledhur poshtë banesës së tij, duke protestuar kundër masës së sigurisë që Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj ish-liderit të tyre.

Ata mbajtën sërish fjalime ku “kryqëzuan” mazhorancën, për të cilën theksuan se përdor ligjin në shërbim të politikës së tyre.

As këtë herë nuk mungoi fjalimi i Berishës nga dritarja, i cili përshëndeti mbështetësit e tij dhe vijoi me akuzat ndaj Ramës.

“Ishte viti në të cilin Edi Rama me lakejtë e tij në gjykata, pasi i mori logon dhe vulën PD-së, vazhdoi skenarin e tij për të lenë vendin pa opozitë. Në përpjekjen për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij, Edi Rama aktivizoi me 14 maj, vrasës serial, liroi nga burgjet elementët më të rrezikshëm të krimit të organizuar.

I solli ata nga jashtë, vendosi qytetet në terrorin e tyre.  Përjashtoi nga listat e votimit në qendrat e tyre mbi 1.3 milionë shqiptarë. Hoqi nga fletëvotimi emrin e PD-së, logon e saj dhe kryetarin e saj, Sali Berisha”, tha ai.

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili akuzohet për përfshirje në aferën korruptive të privatizimit të ish=kompleksit “Partizani”./vizionplus.tv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments