10.8 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeMASHTI njofton për fillimin e mësimit të hënën

MASHTI njofton për fillimin e mësimit të hënën

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se të hënën do të nisë mësimi në të gjitha nivelet parauniversitare.

“MAShTI i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte me 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK. Të hënën, MAShTI do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor,”, njofton MASHTI.

Ministria e Arsimit fton për bashkëpunim dhe mobilizim të të gjithëve pa dallim për të plotësuar humbjet e shkaktuara gjatë grevës.

“Gjithashtu, MAShTI njofton se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit. Teksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla.Ministria e Arsimit uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor. Suksese të gjithëve!”, thuhet në njoftimin e MASHTI-it

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments