15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMarrëveshja me Britaninë- Manja: Zero kosto në buxhetin e shtetit, transferimi vetëm...

Marrëveshja me Britaninë- Manja: Zero kosto në buxhetin e shtetit, transferimi vetëm me pëlqimin e të burgosurve shqiptarë

Marrëveshja për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania parashikon një kohëzgjatje 2 vjeçare, dhe udhëhiqet nga parimet e humanizmit. Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Manja u shpreh se marrëveshja bën të mundur që brenda kapaciteteve të burgjeve shqiptare, të vuajnë dënimin shtetasit shqiptarë të cilët vuajnë dënimet në burgjet e Britanisë, teksa kostot do të merren përsipër nga pala britanike.

Marrëveshja është teknike që plotëson marrëveshjen e 2021 për transferimin e të dënuarve shqiptar nga Britania në Shqipëri.

Kriteret për transferimin janë përcaktuar në marrëveshjen e 2021. Marrëveshje e tanishme ka si qëllim dhe udhëhiqet nga parimet e humanizmit, që shtetasit shqiptarë ta vuajnë dënimin pranë familjarëve të tyre.

Kjo marrëveshje bën të mundur që brenda kapaciteteve të burgjeve, ata të vijnë përmes procedurave që parashikon ligji, të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri .Ju siguroj, marrëveshja nuk ka kosto në buxhetin e shtetit pasi do përballohen nga pala britanike.

Përpos kësaj, marrëveshja parashikon fuqizim në sistemin peniteciar dhe njerëzore në sistemin e burgjeve”, tha Manja.

Sa i përket numrit të shqiptarëve të burgosur në Britani, që do të transferohen për dënim në burgjet shqiptare, Manja u shpreh se do të jenë në varësi të kapaciteteve, ndërsa sqaroi se nëse të dënuarit shqiptarë nuk do japin pëlqimin, nuk do të transferohen.

Marrëveshja parashikon kohëzgjatje 2-vjeçare me opsion për tu riparë. Shtetasit shqiptarë që do duan të vijnë të vuajnë dënimin, ne do nisemi nga kapacitetet tona. Do jetë në varësi të vendeve që kemi në sistemin tonë. Britania është treguar e gatshme, sepse merr përsipër të na ndihmojë për fuqizimin e kapaciteteve tona dhe për çdo shpenzim të të dënuarve.

Çdo i dënuar jep pëlqimin përpara transferimit, nëse dëshiron të vijë në Shqipëri. Nëse nuk jep pëlqimin nuk do përfshihet në listën e transferimit të personave të dënuar”, sqaroi Manja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments