8.9 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeMaqedonia do të federalizohet pavarësisht se a do të hyjë në BE,...

Maqedonia do të federalizohet pavarësisht se a do të hyjë në BE, vlerëson analistja bullgare

Zornica Ilieva, gazetare dhe analiste e politikës ndërkombëtare nga Bullgaria, vlerëson se Maqedonia nuk do ta shmangë federalizimin edhe nëse hyn në Bashkimin Evropian, sepse, sipas saj, ajo është e vetmja çështje kyçe e mbetur për shqiptarët në vend.“Pas Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët jo vetëm që morën të drejtat e tyre, por para tyre mbeti vetëm një çështje tjetër – federalizimi i Republikës së Maqedxonisë së Veriut. Ky është shqetësimi i madh i maqedonasve. Ata shpresojnë se me hyrjen e tyre në BE kjo nuk do të ndodhë. Jo, do të ndodhë, sepse potencialin më të madh integrues në Ballkan e ka grupi etnik shqiptar, pavarësisht nëse është në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni. Të gjitha vendimet në Maqedoni merren jo vetëm me pjesëmarrjen e partive shqiptare, por edhe në bazë të asaj që thonë ato. Pa ata nuk mund të ketë qeveri, pa to nuk mund të merret asnjë vendim. Ata janë në pushtetin vendor. Ortodoksët nuk jetojnë më në Tetovë, Maqedoninë perëndimore dhe Tirana ushtron ndikim të drejtpërdrejtë në Maqedoninë Veriorr. Është fakt”, tha Ilieva për televizionin bullgar “Pogled”,,Kam qenë shumë herë në Tetovë Maqedoni, në Universitetin e Tetovës, që është  shqiptar, me flamuj shqiptarë dhe ku flitet vetëm shqip, jo shumë kohë më parë në biseda me njerëzit atje më thanë: “Mjaft po debatoni me ata maqedonas, ta ndajmë Maqedoninë dhe çështja do të përfundojë’. A e kuptoni se për çfarë disponimi po flisnim dhjetë vjet më parë? Ato ekzistojnë gjithmonë, madje ka pasur edhe deklarata: “Nëse nuk merremi vesh me ju, do të arrijmë edhe në Kumanovë”. Nuk është vetëm një grup etnik në zhvillim, i cili ka një lindje shumë të fortë, këta janë njerëz tek të cilët Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë anglo-saksone mbështeten në strategjitë, ndikimet dhe rolet e tyre në Ballkan”, shtoi ish-bashkëpunëtorja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë.

përcjell Expres.mk.-zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments