Maqedonia do të blejë 31 aparate për frymëmarrje me çmim prej 25,000 eurove

125

Dy nga nëntë ndërmarrjet e regjistruara kanë përmbushur kërkesat e thirrjes publike për blerjen e aparateve për frymëmarrje. Do të blihen 31 aparate për frymëmarrje , 26 nga Koreja e Jugut kurse pesë nga Gjermania. Kostoja e një aparati për frymëmarrje është rreth 25,000 euro.

Vendimi për zgjedhjen e kompanive tashmë është publikuar në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njëra firmë do të sigurojë 26 aparate për frymëmarrje nga Koreja e Jugut prej të cilave gjashtë duhet të arrijnë brenda 10 ditëve kurse 20 aparatet e tjerë duhet të arrijnë brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i kontratës. Aparatet janë nga prodhuesi “Mek-Ics” nga Korea, dhe çmimi i një respiratori pa TVSH është 1 527 600 denarë (rreth 24 800 euro).

Përmes kompanisë së dytë duhet do realizohet furnizimi me pesë aparate të cilët do të duhet të dorëzohen brenda 30 ditëve. Aparatët e kompanisë së dytë janë prodhim gjerman i kompanisë “Dreger”. Çmimi i këtyre aparateve për frymëmarrje është më i lartë për 9,900 denarë në krahasim me aparatët nga Koreja, respektivisht 1.337.500 denarë pa TVSH (rreth 25,000 euro).

Për përfundimin e procedurës së prokurorimit njoftoi gjatë ditës së sotme njoftoi edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Me këtë, ne do të rrisim ndjeshëm kapacitetin e aparateve të frymëmarrjes në vend, kryesisht në institucionet e parashikuara për trajtimin e pacientëve me virusin Covid-19”, tha Filipçe.

Qeveria më parë anuloi tenderin e parë për furnizim me respiratorë për frymëmarrje me arsyetim se asnjë kompani nuk i plotësonte kushtet për furnizim.