Maqedoni: Policia arreston sekretarin e Qeverisë

0
325

Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, është deklaruar në lidhje me arrestimet për rastin e softuerit i cili ishte blerë nga ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski por nuk ishte shfrytëzuar në asnjë institucion shtetëror.

Nga Prokuroria thonë se kanë filluar procedurë hetuese kundër katër personave, për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer veprën penale – “keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”.

“Gjatë muajit janar 2019 – korrik 2020, i dyshuari i parë si person zyrtar, i ndihmuar nga të dyshuarit tjerë, me pretendim kanë kryer vepra të ndërlidhura, që paraqesin realizim të veprës së njëjtë. Para realizimit të procedurës për prokurim publik të softuerit, i dyshuari i parë kanë rënë në ujdi për prokurimin e softuerit me të dyshuarin e tretë duke dhënë patentë të veten për të cilin ka dhënë urdhër që të përgatitet specifikim teknik për prokurim publik. I dyshuari i katërt, si bashkëpunëtor i jashtëm ka bartur informacionet te të dyshuarit për rrjedhën e procedurës- pjesëmarrës në prokurim”.“Gjatë procedurë për prokurim publik, në vend se komunikimi të realizohej me shfrytëzimin e mjeteve elektronike të Sistemit Elektronik për Prokurim Publik, me qëllim të favorizimit të operatorit ekonomik konkret, i dyshuari i parë personalisht i ka definuar specifikimet teknike për patentën. Më 02.01.2020, i dyshuari i parë ka sjellë Vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm për operatorin ekonomik, ku pronar dhe menaxher është i dyshuari i dytë dhe është arritur Marrëveshje për prokurim të shërbimeve. Në muajin korrik të po të njëjtit vit, operatori ekonomik ka dorëzuar faturë në vlerë prej 4.997.300,00 denarë me 18% TVSH, dhe edhe pse softueri nuk është përdorur, fatura në afat prej 7 ditësh është paguar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.