10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMaqedoni: Në kartelat për turistët serb do të ketë nga 760 denarë...

Maqedoni: Në kartelat për turistët serb do të ketë nga 760 denarë që shtetasit serb të mos paguajnë taksa rrugore në Maqedoni!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme ka konkretizuar mënyrat se si shtetasit e Serbisë do t’i kalojnë pikëpagesat në Maqedoninë e Veriut pa paguar taksa rrugore.

Do t’i kalojnë me kartelë elektronike – M-Smart Card e cila do t’u jepet gjatë hyrjes në vend, nga policia. Parashihen të blihen 200 mijë kartela të tilla, për të cilat do të ndahen 172 milionë denarë.

“Në drejtim të premtimit për lirimin nga pagesa për taksat rrugore në vend për shtetasit serb gjatë sezonit veror, Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin e përgatitur nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, kurse në lidhje me përgatitjen e kartelave elektronike (M-Smart Card) për automjete të turistëve nga Serbia, të cilët do të tranzitonin në Korridorin 10 gjatë sezonit veror gjatë periudhës prej 15.06.2021 deri 15.08.2021. Në këtë drejtim, është obliguar Ministria e Financave që të transferojë mjete në vlerë prej 172.000.000 denarë, për blerjen e 200.000 M-Smart Card në llogarinë e Qeverisë, kurse NP për Rrugë Shtetërore, pasi të përfundojë projekti, në rast të mosshfrytëzimit të mjeteve, të njëjtat do t’i kthejë në llogarinë e Buxhetit të Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Qeveria, transmeton TV21.

Ministria e Punëve të Brendshme, do të jetë e obliguar që secilit automjet, që do të hyjë në kufijtë e vendit, t’i japë kartelë elektronike.

Me lirimin nga taksat rrugore të shtetasve serb, Qeveria e Maqedonisë së Veriut synon të falënderojë Serbinë për “solidaritetin e treguar gjatë pandemisë, pas donacionit të vaksinave anti-Covid”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments