Franca do të mbyllë të gjithë shkollat dhe universitetet për tu mbrojtur nga pandemia e koronavirusit, deklaroi presidenti Emmanuel Macron.
Duke folur për një emision televiziv, Macron tha se nga e hëna do të fillojë rregulli i ri për të gjithë.
“Është një prej krizave më serioze të shëndetit me të cilat është përballuar Franca. Pavarësisht përpjekjeve tona për ta ndaluar, virusi po përhapet”, tha presidenti.
Ai shtoi se personat në moshën 70 vjeç e sipër duhet të shmangin kontaktet me njerëz të tjerë sa më shumë të munden.
Masat e ngjashme u njoftuan edhe nga Kryeministri irlandez Leo Varadkar, i cili tha se mësimi do të bëhet në mënyrë virtuale deri më 29 mars.
Deri tani ka 2,281 të infektuar me koronavirus në Francë dhe 48 viktima