8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeLSHD: Deklaratat e Ali Ahmetit për Bullgarinë janë arrogante dhe të pamatura

LSHD: Deklaratat e Ali Ahmetit për Bullgarinë janë arrogante dhe të pamatura

linku https://tv21.tv/lshd-deklaratat-e-ali-ahmetit-per-bullgarine-jane-arrogante-dhe-te-pamatura/

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi distancohet nga deklaratat e pamatura dhe arrogante të kryetarit të BDI, z. Ali Ahmetit, drejtuar shtetit fqinj Bullgarisë, lidhur me kontestin për gjuhën dhe historinë me Maqedoninë e Veriut.  Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi dëshiron t’ia kujtojë z. Ali Ahmeti se historia nuk mund të fshihet dhe mbulohet nën qilim në emër të premtimeve të rrejshme për integrime në BE, ashtu siç punëdhësi i tij, z. Zaev bëri me aferat koruptive dhe kriminale të tij dhe bashkëpartiakëve të tij, duke i mbuluar nën qilimin e pushetit, në shkëmbim të dëgjueshmërisë së tij dhe ministrave të tij. 

“Për LSHD është e qartë se pikërisht kjo dëgjueshmëri e bën atë që të rreshtohet me përvetësuesit e gjuhës dhe historisë bullgare, në vend se nga ata të kërkojë së paku kërkim falje për spastrimin e qyteteve të tëra me shqiptarë, duke dëbuar shqiptarët autokton të fesë muslimane dhe duke u përpjekur që t’i asimilojë, edhe sot e kësaj dite, ata të fesë ortodokse. Në vend të kësaj,  ministria e brendshme, me zëvendësministër shqiptar të BDI, urdhëroi këto ditë policët që të ndalojnë gazetarin e mirënjohur Marin Mema me ekipin e tij të programit “Gjurmë shqiptare”, vetëm sepse guxoi të vizitojë Përlepin, qytetin ku shqiptarët i’u nënshtruan spastrimit etnik të organizuar nga shteti. Sikur z. Ali Ahmeti bashkë me ministrat e tij, para se të jepte leksione për histori shteteve fqinje, të lexonte pak histori, dhe të mos ishte peng i kërcënimit me burg për aferat koruptive të tij dhe të ministrave të tij, do të kërkonte korigjimin e padrejtësisë historike që vazhdon edhe sot për shqiptarët, të cilët janë pikërisht populli më i dëmtuar nga përvetësuesit e terrirotoreve, identitetit, gjuhës, historisë, fesë…  Do të alarmohej për faktin, për të cilin dëshmojnë dokumente dhe fotografi, se janë qytete të tëra me shqiptarë ortodoksë, deri në qytetin e Shtipit, pothuajse në kufi me Bullgarinë, që edhe sot e kësaj dite  kanë frikë të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike të vërtetë, por jane detyruar me dhunë të përcaktohen sllav dhe “maqedonas”. siç me të drejtë përshkruan situatën gazetari i mirënjohur Marin Mema.   Do të duhej t’i vinte turp për pjesëmarrjen në pushtetin i cili sundon në saje te terrorit, frikës dhe pasigurisë, në një mjedis tërësisht jo demokratik, ku shqiptarët edhe sot e kësaj dite kanë frikë të deklarojnë qëndrimet e tyre politke, po aq sa në  sistemin monist të deri djeshëm”.

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi u’a kujton të gjithë përfaqësuesve politikë me fjalorin plot me premtime te rrejshme për anëtarësim në BE, se Bashkësia Europiane nuk është kazan që mbledh shtetet dhe shoqëritë jodemokratike me konflike dhe çështje të pazgjidhura, që bashkëjetojnë me frikën, urejtjen, diskriminimin, shovinizmin, korupsionin dhe kriminalitetin, e që burgosin gazetarët që raportojnë për këtë.

Anëtarësimi në këtë bashkësi duhet merituar me reforma rrënjësore në vend, duke filluar me vetë kushtetën e vendit si burimin kryesor të diskriminit dhe konflikteve në vend dhe me fqinjët, për të ndërtuar një bashkëjetesë mes popujsh të barabartë që respektojnë njëri tjetrin,  në vend të urejtjes, genjeshtrave, falsifikimit të histrorisë dhe propagandës komuniste per “vllazërim-bashkim”, duke respektuar në këtë mënyrë vlerat themelore të BE – drejtësinë, të vërtetën, mosurrejtjen, respektimin e dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments