12.9 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeLSDM: VMRO-DPMNE po akuzon SHBA-të për korrupcion

Ndaj deklaratës së VMRO-DPMNE-së kanë reaguar nga LSDM, nga e cila parti kanë theksuar se partia opozitare është simbol i provizioneve nga autostradat kineze, ndërsa vazhdon tu kundërvihet projekteve strategjike në vend.

“Sknadaloze dhe e pa përgjegjshme VMRO-DPMNE, partia peng e “Të Majtës” pro ruse, i akuzojnë SHBA-të dhe kryesinë e punimeve Bektel për korrupcion. Ndërtimi i korridorit 8 dhe koridorit 10D është historikisht investimi më i madh në infrastrukturën rrugore, diçka që është folur me dekada, sot po realizohet në interes të shtetit dhe qytetarëve. Derisa LSDM dhe shteti po investojnë në projekte kapitale strategjike, në VMRO-DPMNE nuk ka kurrfar ndryshimesh, ajo është partia e njejtë e regjimit e cila mbetet simbol i korrupcionit dhe kriminalitetit” –  thuhet në reagimin e LSDM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments