Pas konferencës për shtyp të kryeministrit të ardhshëm të Hungarisë, Peter Magyar, se nuk ka më mbrojtje për kriminelët, Polonia reagoi menjëherë. Polonia tashmë ka dërguar dokumente zyrtare me një kërkesë të drejtpërdrejtë për ekstradimin e politikanëve të saj nga Hungaria, thonë nga LSDM.”Vetëm Qeveria e Hristijan Mickoskit është duke pritur dhe ende nuk ka paraqitur një kërkesë për ekstradimin e Nikolla Gruevskit.
Sipas informacionit që kemi, Nikolla Gruevskit nuk do t’i jepet azil në Turqi, por ai ka opsione me të cilat po negocion. Këto janë Rusia dhe Bjellorusia, dhe pyetja është çmimi që do të duhet të “paguajë” nga paratë e qytetarëve të Maqedonisë.Ky informacion tregon se ekziston një rrezik real që ai përsëri t’i shpëtojë drejtësisë.
Me sa duket, Vanço Mihajllov i ri në VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, po vonon qëllimisht dhe dëshiron të shmangë proceset, me qëllimin e vetëm për të shmangur turpin dhe përgjegjësinë politike. Kjo i jep Nikolla Gruevskit mundësinë të arratiset përsëri.Ndërsa vendet e tjera po veprojnë në mënyrë aktive dhe po kërkojnë llogaridhënie, në vendin tonë institucionet po keqpërdoren për të mbuluar, vonuar dhe mbrojtur interesin partiak të Hristijan Mickoskit”, thonë nga LSDM.
