16.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeLiridon Disha -BDI Këshilli Komunal Tetovë i përgjigjet A.A /Adnan Azizi duke...

Liridon Disha -BDI Këshilli Komunal Tetovë i përgjigjet A.A /Adnan Azizi duke qenë pjesë e Движење Можеме ia mundësoi ulësen në Parlament deputetit sërb …

Adnan Azizi duke qenë pjesë e Движењес Можеме ia mundësoi ulësen në Parlament deputetit sërb i cili sot në mënyrë të koordinuar ‘e akuzon’ Bilallin për gjoja bashkëpunim me Albin Kurtin.

Adnani e Bilalli nuk kanë kredibilitet moral, kombëtar e as politik, të merren me këto çështje. Ata e shitën kauzën kombëtare për përfitime politike sepse votat e tyre shkuan në konton e deputetit serb gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Unë i sugjeroj Kryetarit të Komunës t’i përfundojë punët që i ka lënë përgjysmë në Tetovë. Ta ndërpresë korrupsionin në Komunë. Ta pastrojë Tetovën nga hedhurinat, qentë endacakë, deponitë në çdo skaj të qytetit. Ta përpilojë e miratojë planin detal urbanistik, të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët, ta rregullojë rrjetin e kanalizimit e të angazhohet me gjithë mend për çështjet që i tangojnë Komunës sonë. Për këto punë e ka marrë besimin dhe mandatin nga qytetarët.

Me çështjet madhore ka kush merret!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments