Megjithëse tema në krye të axhendës është jashtëzakonisht serioze, liderët që takohen në Bruksel për një samit të Këshillit Evropian dukeshin të kënaqur kur panë njëri-tjetrin, si dhe vizitorin e tyre amerikan, Presidentin amerikan Joe Biden.
Pas samitit të NATO-s, Biden, mori pjesë në takimin me Këshillin Evropian në Bruksel, për të diskutuar për luftën në Ukrainë.
Biden përsëriti se presidenti rus, Vladimir Putin, po tenton që ta “përçajë NATO-n” dhe shtoi se Putin “do të preferonte që të përballej me 30 shtete të pavarura sesa me 30 shtete të bashkuara me SHBA-në”.
Presidenti amerikan tha se ideja “e unitetit të Evropës si tërësi – jo vetë, NATO, G7 dhe Këshilli Evropian – ka vërtetë shumë rëndësi. Është gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë për ta ndalur këtë person, i cili, sipas shtetit tonë, ne besojmë se ai veçse ka kryer krime lufte”.