7.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaSportLexojeni mirë në SHKUP u shkruajt historia / KF VARDAR : KF...

Lexojeni mirë në SHKUP u shkruajt historia / KF VARDAR : KF SHKËNDIJA 1:6 ( video)…

Shkëndija merr fitoren më të thellë në duelet me Vardarin, duke deklasuar rivalin në Shkup me shifrat 6:1.

• Kuqezinjtë marrin fitoren e 15-të sezonale pas triumfit 6:1 ndaj Vardarit
• Goli i Mirçevskit vetëm hidhëroi tanët që deri në fund deklasuan kundërshtarin
• Golat u shënuan nga Ramadani, dy herë Ibraimi, Doriev, Hebaj dhe Elezi

Kuqezinjtë vazhdojnë marshin drejt titullit, pasi në kuadër të xhiros së 24-t fitojmë tre pikët e rradhës pas fitores me shifra rekorde 6:1 në transfertën në Shkup ndaj Vardarit.
Shkëndija ndeshjen e nisi pa Alimin e pezulluar me kartona dhe portierin Zahov për arsye shëndetësore, ndërsa mundësi për debutim mori Ferat Ramani. Ndeshja nuk nisi mirë pasi vetëm pas 10-të minutave pamë veten në negativë kur Mirçevski me një të djathtë precize shënon për 1:0. U përgjigjëm me Ibraimin në dy raste kur Iliq shpëton me intervenime të bukura, ndërsa pak më vonë Ibraimi nuk gjen portën pas asistit të Dorievit. Dominimi paralajmëroi barazimin që do të vinte në minutën e 27-të kur Nafiu me shumë dinakëri ekzekuton shpejtë një këndore, ndërsa goditja e Ramadanit devijohet nga një mbrojtës vendas dhe përfundon në rrjetë për 1:1. Shkëndija ktheu gjërat në favor dhe u vendos para zonës kundërshtare dhe si pasojë do të vinte përmbysja. Doriev lëviz bukur në të djathtë dhe harkon saktë ku tentimi i Nafiut me kokë bllokohet, ndërsa në vazhdim tentimi i të njejtit lojtar ndalet në vijën e portës paralel me një faul ndaj Nafiut që fiton penalti. Besart Ibraimi godet saktë nga pika e bardhë dhe Shkëndija tashmë avansonte 2:1. Deri në fund të pjesës së parë u kanosëm edhe dy herë tjera me Ibraimin, por pa gjetur golin e tretë, ndërsa pak para pauzës portieri Ramani ndali bukur tentimin e Najdenovit.

Pjesa e dytë nisi me gol për tanët kur një gabim i vendasve në dalje përpara mundësoi topi të arrijë te Ibraimi i cili kalon portierin dhe një mbrojtës vendas, para se të shënojë për 3:1 me golin e 16-të personal në këtë kampanjë. Këtu Vardari pa veten të gjunjëzuar dhe tanët kishin rrugën e hapur për të deklasuar rivalin. Nafiu nuk gjeti portën pas asistit të Paviçit, ndërsa goli i katërt do të vinte në minutën e 55-të kur Ibraimi asiston bukur për Dorievin që përcjell topin në rrjetë për 1:4. Këtu Shkëndija uli pak ritmin dhe Vardari kishte dy mundësi, por debutuesi Ferat Ramani u shfaqe me dy super pritje pas tentimeve të Petkovskit me kokë dhe Rexhepit me gjuajtje të fortë nga distanca. Shpejt gjërat u kthyen në normalitet dhe pas një shansi të humbur, në minutën e 68-të i sapo inkuadruar në lojë në kontaktin e parë me topin Rubin Hebaj sjell super gol për 1:5. Pranë golit shkoi edhe Da Silva kur gëzimin i’a shkurton portieri Iliq, por goli i gjashtë gjithsesi do të vinte kur në minutën e 89-të Dashmir Elezi realizon për rezultat final 6:1 dhe fitore më të lartë të Shkëndijës në duelet me Vardarin.

VARDARI – SHKËNDIJA 1:6 (1:2)
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Arbitër: Marjan Gocevski (Strumicë)
Golashënues: Mirçevski 10’ (Vardar), ndërsa Ramadani 27’, Ibraimi 34’ pen. dhe 49’, Doriev 55’, Hebaj 68’ dhe Elezi 89’ (Shkëndija)


VARDARI: Iliq, V. Velkovski, Radulloviq (D. Velkovski 46’), Petkovski (c) (Stojanovski 85’), Gjurkovski, Llazareviq, Micevski (Davidoski 62’), Krstevski, Mirçevski, Rexhepi, Najdenov.
Trajneri: Zllatko Tanevski


SHKËNDIJA: Ramani, Paviç (Merxhani 76’), Bejtullai (c), Ibraimi, Neziri, Murati (Zejnullai 59’),Ramadani (Hebaj 68’), Nafiu (Da Silva 68’), Dita, Doriev (Elezi 76’) Qaka.
Trajner: Ernest Gjoka

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments