10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeLëvizje vetëm me letërnjoftime dhe njohje e kualifikimeve të arsimit të lartë,...

Lëvizje vetëm me letërnjoftime dhe njohje e kualifikimeve të arsimit të lartë, hyjnë në fuqi 3 marrëveshjet mes vendeve të Ballkanit në kuadër të procesit të Berlinit

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, sot hyjnë në fuqi tre marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor të vitit 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit – Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë në Ballkanin Perëndimor me Letërnjoftime, Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve. Shumë shpejtë pritet hyrja në fuqi e marrëveshjes së tre vendeve të tjera nënshkruese, në pajtim me procedurat e përfunduara ligjore në to – Republikën e Serbisë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën, njofton MPJ-ja.

Me to mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve vetëm me letërnjoftime brenda Ballkanit Perëndimor; mundësohet lëvizshmëria e studentëve, profesorëve dhe punonjësve akademikë, ndërsa procedurat e njohjes shkurtohen nga disa muaj në dy javë dhe pa shpenzime; mjekët, dentistët dhe arkitektët do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre lirisht në të gjithë rajonin.Secila prej këtyre marrëveshjeve ofron mundësi specifike për t’i ndihmuar qytetarët tanë ta përdorin potencialin e tyre, t’i zgjerojnë përvojat e tyre dhe të kontribuojnë në të mirën e rajonit tonë. Marrëveshjet paraqesin hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet tona për t’u ofruar qytetarëve lirinë e lëvizjes dhe integrimit, si kusht për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, i cili do të paraqet rrugën më të sigurt dhe më të shpejtë për të arritur qëllimin tonë të përbashkët – anëtarësimin në Bashkimin Europian”, deklaroi ministri Osmani.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur si depozitues i këtyre marrëveshjeve. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments