7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeLetër e hapur Kryetarit të shtetit të RMV-së Stevo Pendarovskit / Reflekto...

Letër e hapur Kryetarit të shtetit të RMV-së Stevo Pendarovskit / Reflekto ndaj shqiptarëve autokton,nëse ke interes edhe për një mandat

Lajmi interaktiv

Letërnjohtim i shkurtër .

Emri i juaj është Stevo Pendarovski

Funksioni

Presidenti i Maqedonisë (zyrtarisht Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu edhe Presidenti i Republikës) jeni kreu i shtetit, si dhe komandanti suprem i forcave të armatosura dhe përfaqësuesi kryesor i Republikës në vend dhe jashtë saj.

Si funksion, posti i Presidentit nënkupton se kur keni kandiduar në vitin 2019 për një post 5 vjeçar ,ju jeni drejtuar për përkrahje kandidature edhe popullatës autoktone shqiptare në Maqedoni, si popullatë numerike më e theksuara nga popullatat tjera që e bëjnë dhe i rrumbullaksojnë popullatat në Maqedoni (multietniciteti -PASURI ) ,tash RMV .Dhe fituat në krahasim me kundërkanditin tuaj nga VMRO-DPMNE, deri këtu është pastër situata. Paraqitjet e juaja si individ Stevo Pendarovski solli edhe një përkrahje të heshtur nga shumë shqiptarë në Maqedoni jo se partia që ju kandidoji LSDM-ja ka ndonjë simpati të madhe duke përfshirë edhe historiatin e hidhur nga e kaluara paraprake si Lidhja Komuniste e Maqedonisë dhe pasuesja LSDM ku nëpër vite të transicionit nuk u tregua e kuptimtë ndaj kërkesave legjitime,ligjore,kushtetuese por edhe Hyjnore të popullatës autoktone shqiptare,duke filluar nga ….viti 1992-2017. Nga ajo pak që dukej në fillim të mandatit tuaj la bindje se..diçka do të ndryshojë…. Faqja e Presidentit që ju mandatoni deri tash më e rregullta ,në funksionim nga të gjithë presidentët ,në punë,pa ndërprerje sa i përket respektit të gjuhës shqipe

Pse ju shkruaj

Duke parë se si kaluan në Tetovë ,me zgjedhjet e Këshillit Komunal më 20 gusht 2022 ,ata që ua bëjnë Qeverinë partisë tuaj në Qeveri LSDM -së .Mund të ju ndodh edhe juve kjo.Një fjalë e urtë e bukur shqipe thotë MËSO NGA GABIMET E TJERËVE .Tetova vërtetë është Kryeqendra e shqiptarëve autokton ,e pranoni Ju apo jo ,sepse këtu ka mbi 86.000 vota ,votat nga Tetova e bëjnë dallimin ,ku edhe JU në kandidaturë morët në Tetovë votat që e bënë dallimin nga kundërkandidati i VMRO -DPMNE-së.Shqiptarët autokton e kanë të qartë se President shqiptar në RMV ,nuk vjen në shprehje edhe për 20 vite deri sa të ndryshojë koncepi i shtetit edhe tek politikëbërsit të bllokut maqedonas ndërsa tek blloku shqiptar e kuptojnë se vetëm është bllof 20 vjeçar i BDI-së .Ishte për tu përgëzuar Qëndrimi juaj korekt nga viti 2019 deri tash në gusht 2022 ndaj të gjitha ndodhive .Nuk krijuat afera politike ,as ekcese ndërnacionale që kur i vjen partisë që është në pushtet puna ngusht në dështimet ekonomike dhe i duhet rritje rrejtingu TU BIJMË SHQIPTARËVE ,ka pasur raste nga Gligorovi e deri te Ivanovi (baba i vakive B.Cërvenkovski) .Dhe sa thamë hë ,diçka në aspektin e lirive dhe të drejtave filloi edhe për shqiptarët autokton ,bëtë një gabim sipas artikullshkruesit në fund do e lexoni emrin ,MBASE GABIM i IMPONUAR. NUK PAMË nëpër kabinetet e juaja ose stafin tuaj,duke përfshirë edhe këshilltarët SHQIPTARË AUTOKTON JASHTË RRADHËVE TË LSDM-së ,pra nga partia që ju kandidoi ,pra jo që nuk ka ,ka ,por jo nga PARTITË SHQIPTARE të REGJISTRUARA NË REGJISTRIN QENDROR .SEPSE ËSHTË FAKT NOTERIK LSDM nuk frymon si parti SHQIPTARE,edhe pse mundohet të lëjë përshtypje PARTI QYTETARE.Veprimet dhe praktika tregon se në Qeveri nga rradhët e veta i zgjedh zv/ministrat nga antarët e vet shqiptarë dhe askush nuk e konteston .POR JU JENI PRESIDENT I SHTETIT DHE NDRYSHON SITUATA ,sepse ju kanë votuar edhe shqiptarë nga gjithë partitë politike shqiptare ,pra jo vetëm shqiptarë anëtarë nga LSDM .

KEQ A MIRË,shqiptarët autkton në RMV janë të civilizuar dhe të organizuar në parti politike , ato që janë ,janë këto PARTITË SHQIPTARE në RMV të përfaqësuara në Parlament dhe në Qeveri .Pra nuk pat medium shqiptar jashtë mediave të bllokut maqedon dhe LSDM që nuk ju lavdëroi dhe ju zbuti pak dhimbjen për diskriminimin e Ëmblës në Gostivar.

Zgjedhjet për President do të duhet të mbahen në vitin 2024 ,ke kohë ,Reflekto .Të gjithë e kemi të qartë edhe qytetarët shqiptarë,por edhe JU se nuk munden njerës votues shqiptar antarë të LSDM-së të përfaqsojnë numrin GRO pra popullatën autoktone shqiptare në RMV …Fillo nga ajo që mundesh,pra mund të zgjedhësh vetë pa imponime nga partitë e bllokut shqiptar por nga blloku shqiptar ,sepse nuk jeni vetëm kandidat i LSDM-së por edhe i gjithë shtetasëve ,dhe zgjedhje që janë në kompetencat e tua ta zëmë,tjerë këshilltarë të presidentit nga blloku i partive politike shqiptare ,mbase edhe në kabinet ,Tetova është 50 km deri tek zyrat në Vodno ,ose Drejtorin e Agjensisë Kumdërzbulim ,me shqiptarë nga blloku i partive shqiptare,nuk shohim se emërimet e Gjeneralëve të Ushtrisë përfshin edhe ushtarak nga Tetova,Ju jeni komandat i Forcave të Armatosura ,mbase kur përmendet Tetova këshilltarët Ju thonë ikni sa më larg . Reflekto nëse doni edhe një mandat.Në të kundërtën do ta keni situatën në zgjedhje për President si me zgjedhjet e partive politike në qytetin e Tetovës me 20 gushtit 2022 :Kush tha se Shqiptarët nuk janë lojal ndaj shtetit.BËHUNI JU LOJAL NDAJ KUSHTETUTËS KU PËRMENDEN SHQIPTARËT .

www.telegrami.mk ….Mesut Shabani Tetovë…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments