16.7 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeLEN-i, përsërit shqetësimin për keqpërdorimin e flamurit evropian

LEN-i, përsërit shqetësimin për keqpërdorimin e flamurit evropian

Fronti opozitar shqiptar ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për keqpërdorimin e flamurit evropian gjatë miratimin të ligjeve në Kuvend, për të shterur dhe shkurtuar debatin dhe për të përshpejtuar ligjet që, siç vlerësojnë nga opozita, janë në interes të LSDM BDI dhe ASh, përcjellë KlanM. .Fari Iseni nga ky bllok politik, tha sot para gazetarëve, keqpërdorimi i flamurit evropian është edhe në mesin e vërejtjeve të adresuara në raportin e Komisionit Evropian, ku sipas tij, raporti thekson qartë se flamuri evropian u keqpërdor në ndryshimin e Kodit Penal, duke mundësuar lirimin dhe uljen e dënimeve për krimet e korrupsionit.“Për arsye se blloku opozitar tash më ka gjashtë deputetë dhe dje ishte themelimi i grupit parlamentar, momentalisht si mjet juridik e kemi votimin përmes Kuvendit, ose përmes mjeteve juridike që na i lejon vetë sistemi demokratik. Shumica e pushtetit vendosi të keqpërdorë në këtë rast flamurin e Bashkimit Evropian, për interesa të tyre personale në kurriz të popullit dhe të Bashkimit Evropian. Dmth neve përveç masave juridike, që mundemi t’i përdorim si në Kuvend, por edhe në këtë formë transparente përmes mediave t’i adresojmë këto kritika dhe këto problematika konkrete, do të duhet ndoshta në të ardhme edhe më rigoroz të veprohet në terren”, tha Fari Iseni

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments