10.2 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaEkonomiSHA MEPSO, MEMO dhe KRRE nënshkruan mmemorandum mirëkuptimi me Greqinë, Shqipërinë dhe...

SHA MEPSO, MEMO dhe KRRE nënshkruan mmemorandum mirëkuptimi me Greqinë, Shqipërinë dhe Kosovën për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike – një ditë përpara

 Përfaqësues të operatorëve të sistemeve operatore të transmetimit, organet rregullatore dhe bursat e energjisë elektrike nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Shqipërisë dhe Kosovës sot në Athinë nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për lidhjen e tregjeve të energjisë elektrike dhe krijimin e tregut të vetëm të energjisë elektrike i cili do të jetë i lidhur me tregun evropian, kumtoi MEPSO.

Lidhja e tregjeve të energjisë elektrike – një ditë përpara, citohet në kumtesë, vendos një epokë të re të bashkëpunimit energjetik që premton avantazhe të rëndësishme për të gjitha vendet e rajonit dhe atë në pjesën e sigurisë energjetike dhe integrimin e burimeve të reja të energjisë, ndërsa konsumatorët do të marrin çmime konkurrente dhe më të ulëta për energjinë elektrike.

“Integrimi rajonal i tregut të vendit tonë me një vend nga BE-ja-Greqia, si dhe me Shqipërinë dhe Kosovën është vetëm një hap për arritjen e qëllimit – ndërsa ai është tregu i vetëm në Evropë për energjinë elektrike që nënkupton efikasitet, shfrytëzim optimal të kapaciteteve të transmetimit dhe mundësi për përfshirje më të madhe të prodhimtarisë së energjisë elektrike, gjegjësisht rritje dhe intensifikim të investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë dhe hyrje në teknologjitë e reja”, ka deklaruar kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Drejtori i përgjithshëm i SHA MEPSO, Zudi Enuz ka theksuar se nënshkrimi i këtij Memorandumi për mirëkuptim paraqet vetëm një pjesë të procesit në të cilin të gjitha vendet e Ballkanit punojnë tërësisht dhe pa rezerva.

“Procesi i bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike është një mjet i fuqishëm për përmirësimin e likuiditetit të tregut, për stabilizim të rrjetit, integrim në burimet e rinovueshme të energjisë, transparencë dhe konkurencë të rritur, ndërsa nga e gjithë kjo interes do të kenë konsumatorët dhe ekonomia si dhe të gjithë pjesëmarrësit e tregut”, ka shtuar ai.

Sipas drejtorit të MEMO-s, Simon Shutinovski, Memorandumi jep mundësi për MEMO-n dhe për Maqedoninë e Veriut ta bëjnë hapin e ardhshëm drejt integrimit të mëtejshëm me bursat e energjisë në pjesën tjetër të Evropës.

“Në atë mënyrë do të bëjmë një mjedis të aftë për ta optimizuar përdorimin e ndërlidhjeve ndërkufitare dhe tregtisë me energji elektrike dhe do të sjellë në një tranzicion më të qëndrueshëm të energjisë së pastër”, ka shtuar ai.

Nënshkrues të memorandumit, siç thuhet në kumtesë, përveç SHA MEPSO dhe MEMO, janë edhe IPTO nga Greqia, OST dhe ALPEX nga Shqipëria, KOSTT nga Kosova, si dhe përfaqësues nga komisionet rregullatore të katër vendeve nënshkruese. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments