15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionEksperti austriak vjen me një parashikim të fuqishëm: Kosova afër ta fitojë...

Eksperti austriak vjen me një parashikim të fuqishëm: Kosova afër ta fitojë betejën me Serbinë – në këtë mënyrë do ta “heq qafe” Vuçiqin!

Një draft-statut i Asociacionit iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Ky draft-statut, po mbahet i fshehtë nga publiku për t’iu dhënë kohë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të përgatitur publikun se kanë pranuar kompromise.

E kjo gjë nxiti reagime të shumta.

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Së pari, tha se ky draft duhet të miratohet para mbledhjes së Këshillit Evropian, pasi Kosova do ketë një mundësi unike që të marr statusin e kandidatit si Ukraina.

Tani është koha që të miratohet statuti në nëntor 2023 para mbledhjes së Këshillit Evropian në mes të dhjetorit, në mënyrë që të bëhet presion moral mbi BE-në që Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE njësoj si Ukraina.

Statusi i kandidatit të Ukrainës është një mundësi unike për Kosovën që të marrë të njëjtin status me mbështetjen e Gjermanisë dhe Austrisë, kështu që ky duhet të jetë objektivi kryesor strategjik tani!

Kosova duhet të fitojë sërish pozitë të lartë morale duke e miratuar Asociacionin tani! Kjo do ta izolonte plotësisht Serbinë”, deklaroi eksperti austriak.

Krahas kësaj, Fehlinger tha se “kampi serb” në Bruksel është në rrëmujë të madhe, dhe duke miratuar draft-statutin e Asociacionit, Kosova mund ta fitojë debatin.

Tashmë, politika ‘qetësuese’ e kampit serb rreth Borrellit dhe Lajçakut po humbet terren, pasi shteti serb është përfshirë dukshëm në terrorin e Banjskës dhe Serbia është tashmë fjalë për fjalë në “shtëpinë e qenve” të BE-së dhe mund të jetë e lumtur që nuk emërohet si sponsor shtetëror i terrorit si Irani i Ballkanit dhe Lista Srpska si Hamasi i Ballkanit!

Kampi serb në Bruksel është në rrëmujë të plotë dhe tani me miratimin e draft-statutit, Kosova mund të fitojë debatin dhe të marrë njohjen e mbetur dhe statusin e kandidatit për në BE këtë dhjetor 2023 në pakon e Ukrainës”, theksoi ai

Ndër të tjera, eksperti i sigurisë tha se ja vlen miratimi i Asociacionit në kuadër të Kushtetutës, pasi do ta “hiqte qafe” Vuçiqin.

“Mos harroni, pa Ukrainën nuk do të kishte zgjerim të ardhshëm dhe Kosova qëndron me Ukrainën dhe duhet të shpërblehet nga BE për besnikërinë, ndërsa Serbia qëndron me RusinëTë presësh që Serbia të njohë Kosovën do të thotë të presësh për një revolucion të ri në Serbi pasi Vuçiq nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Pra, pse të presim?

Statusi i Kosovës për kandidat në BE është një goditje e madhe për Vuçiqin dhe miratimi i Asociacionit është një çmim që ia vlen të paguhet për të hequr qafe Vuçiqin”, përufndoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments