7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeLegalizimi i marihuanës! Zaevi: Jemi një hap para OBSH-së

Legalizimi i marihuanës! Zaevi: Jemi një hap para OBSH-së

Kryeministri Zaev mbështetë idenë për legalizimin e marihuanës në disa vende të Maqedonisë, me qëllim siç thotë zhvillimin e turizmit. I pyetur për këtë temë Zaev tha se me legalizimin e vajit të kanabisit mandatin e kaluar kemi treguar se jemi një hap para Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kjo e fundit gjatë ditës së djeshme ka pranuar rekomandimin për ta hequr kanabisin nga lista e drogave narkotike me rrezik të lartë.

 “Shteti dhe Qytetarët të kenë një qëndrim rreth kësaj çështje,  si dhe kuvendi, qeveria dhe gjithë së bashku dhe ta mendojmë që të vendoset në përdorim rekreativ. I pamë dje që Kombet e Bashkuara dhe  OBSH-në. Kjo tregon se jemi më para edhe se OBSH-ja në këtë drejtim dhe mund ta përdorim si forcë lëvizëse për të zhvilluar sektorët të cilët janë më pak të zhvilluar, si turizmi, hoteleritë. Por këto janë çështje që janë të hapura për debat”, deklaroi Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Nga shoqata Makkanabis kërkojnë që legalizimi të ndodh sa më shpejtë, ndërsa fajësojnë se kjo nuk po ndodh për shkak politikave ditore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments