Iniciativa qytetare ‘Boll më’ i ndan EVN-së çmimin “Hajni i Artë”

186

Gjatë ditës së sotme, para objektit të EVN-së, ‘Boll më’ i ndau çmimin e EVN-së, “Hajni i Artë”, për siç thonë ata, të arriturat gjatë këtyre viteve.

Sipas nismë qytetare, EVN duke përfshirë edhe ELEM, MEPSO dhe KRRE funksionojnë me rregulla të veta dhe nuk u bëjnë përshtypje ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Duhet ta keni parasysh faturat dhe vlerat e larta të faturave të EVN-së gjatë kohës së pandemisë dhe këto fatura tregojnë mënyrën e sjelljes së tyre mafioze”, thotë Krenar Osmani nga Këshilli.

Osmani shton se çmimi i faturave dallon prej pjesës shqiptare nga ajo maqedonase, përkatësisht çmimet dallojnë dhe nuk janë të njëjta si në perëndim të vendit ashtu edhe në lindje.

“Kjo është 18-të ose katër muaj e gjysmë, kemi evidentuar të gjitha të metat, të gjitha gabimet, të gjitha gabimet e EVN-së, ELEM-it, MEPSOS dhe akoma Zaevi dhe Qeveria e tij nuk gjejnë kohë dhe vullnet për të na kontaktuar dhe për t’i miratuar kërkesat e popullit”, tha Osmani.

Osmani tha kjo gjë i bën të dyshojnë se kryeministri Zaev është i kapur nga EVN dhe nga oligarkët tjerë.

Çmimin nga kjo nismë qytetarë e lanë para objektit të EVN-së, ndërsa krahas gazetarëve që përcjellën këtë aktivitet, kishte edhe forca të shumta policore./Telegrafi/