11.7 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaLavrovi tha kërcënimi për luftë bërthamore është real

Lavrovi tha kërcënimi për luftë bërthamore është real

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov të hënën ka pranuar se ka një mundësi që konflikti të përshkallëzohet në armë bërthamore, megjithëse ai ka dhënë gjithashtu një notë shpresëdhënëse për perspektivat e një marrëveshjeje paqeje.

Ai ka thënë se Moska dëshiron të shmangë rreziqet e ngritura “artificiale” të një konflikti të tillë.

“Ky është pozicioni ynë kyç mbi të cilin ne bazojmë gjithçka. Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Unë nuk do të doja t’i ngrija ato rreziqe artificialisht. Shumë do ta donin këtë. Rreziku është serioz, real, dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë.”, ka thënë ai.

Lavrov ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se “pretendon” për të negociuar, duke e quajtur atë “një aktor i mirë”.

“Nëse shikoni me vëmendje dhe lexoni me vëmendje atë që thotë, do të gjeni një mijë kontradikta”, ka deklaruar kryediplomati rus.

Ministri i Jashtëm ka thënë javën e kaluar se Moska ishte e angazhuar për të shmangur një luftë bërthamore, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Të hënën, Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka shkruar në Twitter se komentet e fundit të Lavrov ishin një tregues se Rusia kishte humbur “shpresën e saj të fundit për të trembur botën që të mos mbështeste Ukrainën”.

“Kështu flitet për një rrezik ‘real’ të Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të thotë vetëm se Moska ndjen humbjen në Ukrainë”, ka shkruat ai në Twitter.

Disa ditë pas fillimit të luftës, më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin kishte urdhëruar forcat e tij bërthamore të ishin në gatishmëri.

ShBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë thënë se nuk duan ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në Ukrainë, për të shmangur rreziqet e një Lufte të Tretë Botërore. linku

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments