Ushqyerja me gji – dhurata e parë për një jetë të shëndetshme!
Java Botërore e Ushqyerjes me Gji shënohet çdo vit gjatë muajit gusht, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e ushqyerjes me gji dhe mbështetjen e nënave në këtë rrugëtim të veçantë.
Përfitimet kryesore të ushqyerjes me gji:
Ushqimi ideal për foshnjën
Qumështi i gjirit përmban të gjitha lëndët ushqyese dhe ujin e nevojshëm, në raportin e përsosur për rritjen dhe zhvillimin e foshnjës.
Mbrojtje e fortë imunitare
Përmes qumështit të gjirit, nëna i transmeton foshnjës antitrupa që ndihmojnë në mbrojtjen nga infeksionet dhe alergjitë.
Përfitime edhe për nënën
Ushqyerja me gji lidhet me një rrezik më të ulët për depresionin pas lindjes, si dhe për kancerin e gjirit dhe vezoreve.
Lidhje e veçantë emocionale
Gjatë ushqyerjes me gji çlirohet oksitocina – hormoni që forcon lidhjen emocionale mes nënës dhe foshnjës.
Çdo pikë e qumështit të gjirit ka vlerë. Nëse hasni vështirësi, mos u dorëzoni. Me mbështetjen dhe këshillimin e duhur, shumica e sfidave mund të tejkalohen.
Në Poliklinikën LAOR jemi pranë jush me këshillim dhe mbështetje në çdo hap të rrugëtimit të amësisë.
Poliklinika LAOR – Tetovë
076 273 746

