BDI e Tetovës me të madhe po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Edhe pse kryetarja aktuale e komunës, Teuta Arifi është shprehur e gatshme të garojë për herë të tretë, dega si duket ka vendosur ta falenderojë për kontributin e deritanishëm dhe të dalë me kandidat të ri.
Kurse si kandidat më serioz përmendet dr. Florin Besimi, drejtor i përgjithshëm në spitalin e Tetovës. Besimi ka fituar simpatitë e aktivistëve lokalë, por edhe të udhëheqësisë partiake, si një nga më meritorët për rezultatin e BDI-së në njësinë e gjashtë zgjedhore, peandaj pritet së shpejti të zyrtarizohet si kandidat. Meret vesh se shokët dhe njerzit e afërm tashmë kanë filluar ta urojnë besimin për sfidën e tij të re.
Kurse BDI nuk do ta harrojë as kontributin e kryetares aktuale, që është nga radhët e saj dhe pritet ta nominojë për ministre ose ambasadore./mediashqip