15.8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Tetor, 2024
BallinaOpinionLahi Brahimaj-Qeverisë: A nuk patët ku të përfitoni 10 milionë euro tjetërkund...

Lahi Brahimaj-Qeverisë: A nuk patët ku të përfitoni 10 milionë euro tjetërkund veç tek pasuli i ushtrisë

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj e ka komentuar procesin e tenderit për furnizim me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës që sipas Qeverisë së Kosovës nuk ka përfunduar ende.

Ai ka thënë se këtë “maskaradë” duhet ta hetojnë organet e drejtësisë, derisa i ka drejtuar Qeverisë një pyetje, shkruan lajmi.net.

“Tenderi “i pasulit” vetëm në kokën e çmendur të këtyre pushtetarëve mund të trajtohet si sekret shtetëror. Kush e mori atë të drejtë që ta cilësojë si të tillë dhe cili ishte qëllimi i vërtetë? E kuptueshme se pyetja më e qëlluar është: “A nuk patët ku të përfitoni 10 milionë euro tjetërkund veç tek pasuli i ushtrisë, apo çfarë halli keni?”, ka shkruar Brahimaj.

Ai ka shkruar se komplote shtetërore për të shkatërruar moralin e ushtrisë po shohim çdo ditë.

“Propaganda se ushtarët që kërkojnë paga nuk janë target i Ministrisë është e ultë dhe e pavërtetë. Në kohë paqeje, ushtarët jetojnë nga paga, dhe Kosova ushtrinë profesionale duhet ta trajtojë dinjitetshëm. Nuk është në luftë Kosova që ushtarët të mos kërkojnë paga. Vetëm në luftë nuk është me rëndësi paga; e atëherë të gjithë jemi ushtarë. Shteti i Kosovës duhet ta ndërrojë qasjen në tërësi ndaj ushtrisë. Qasja aktuale është në rrugë antishtetërore dhe antikombëtare”, ka shkruar Brahimaj në Facebook. 

Postimi i tij i plotë:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments