8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKuvendi i Maqedonisë miratoi Ligjin për shtetësi

Kuvendi i Maqedonisë miratoi Ligjin për shtetësi

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 57 vota “për” dhe 32 “kundër” miratoi Ligjin për shtetësi, me çka lehtësohet procedura për marrjen e shtetësisë.

Ligji për shtetësi shkoi me procedurë të shkurtuar, përkatësisht me flamur evropian në mënyrë që t’i ikë bllokimit që krijonte OBRM-PDUKM dhe “E majta”.

Sipas ndryshimeve në Ligjin për shtetësi, parashihet që shtetësia të mund të merret me parashtrimin e dokumenteve personale, certifikate të lindjes, librezë pune, fletëpronësi, fatura komunale, librezë shëndetësore, tatime të paguara dhe disa dokumente të tjera.

Ndryshe, Ligji për shtetësi i cili u propozua nga opozita shqiptare fillimisht u kundërshtua nga shumica, dhe më pas pas një marrëveshje, u dakorduan që të shkojë me flamur evropian dhe të mbështetet edhe nga shumica kuvendare

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments