12.3 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaLajmeKURTI: SHBA-JA NUK DUHET TË PRESË QË TA SHOH BEOGRADIN ME SYTË...

KURTI: SHBA-JA NUK DUHET TË PRESË QË TA SHOH BEOGRADIN ME SYTË E DASH-IT

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk SHBA-ja nuk duhet të presë nga ai që ta sheh Beogradin me sytë e Departamentit të Shtetit. 

Sipas tij, SHBA-ja dhe Serbia kanë njohje reciproke duke shtuar se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe SHBA-ja ishte dëshmitare.

“Nuk pres nga SHBA-ja që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit të Shtetit. Prandaj unë mendoj që Serbinë e njoh më mirë dhe nuk mund ta kem të njëjtin qëndrim as ndjeshmëri sikur Departamenti i Shtetit Amerikan. Prandaj unë mendoj që duhet të bisedojmë, por kjo nuk do të thotë që të jemi identikë”, ka thënë ai në “Public Square”.

Kurti ka thënë se ambiciet e tij për Republikën e Kosovës janë më të mëdha se të Washingtonit dhe Brukselit.

Sipas tij, kjo është normale.

“Çfarë ardhmërie mund të presim ne për shtetin tonë dhe kombin tonë nëse ndërkombëtarët i kanë ambiciet më të mëdha për ne se ne për popullin tonë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se rezultatet që priteshin nuk i kanë sa i përket dialogut me serbët e Kosovës, ashtu siç kishte premtuar para se të merrte mandatin e kryeministrit.

Sipas tij, kjo për shkak se në njërën anë ka pasur një tejreagim nga ana e Beogradit dhe në anën tjetër sipas tij, për shkak se një pjesë e punës së Qeverisë nuk është bërë publike.

Ka deklaruar se nuk ka ditë që nuk takon qytetarë serbë të Kosovës.

“Kërkesa e tyre e parë dhe e fundit teksa dalin nga takimi është që të mos ketë fotografi, komunikatë e të mos përmenden emrat. Serbët që integrohen në sistemin e Kosovës, heqin të zitë e ullirit nëse shkojnë në Serbi. Është shumë e vështirë për serbët e Kosovës të thonë se janë takuar me kryeministrin Kurti. Mua më dhemb zemra që nuk po arrij t’i mbrojë serbët që po integrohen në Kosovë”, ka thënë ai.

I pari i Qeverisë derisa ka folur për marrëdhëniet me shtetet e rajonit që kanë udhëheqës shqiptarë, ka shtuar se vazhdojnë të kenë qëndrime joidentike karshi Beogradit zyrtar dhe ndjeshmëri të ndryshme.

Sipas tij, nëse shikohen shqiptarët në Ballkan kudo që janë në skenat politike, dallimet që i kanë në qëndrime karshi Beogradit zyrtar, më pastaj shndërrohen dhe në pengesa bashkëpunimi me njëri-tjetrin.

“Në njëfarë mënyre, konflikti mes kombit shqiptar dhe Beogradit nuk ka përfunduar ende”, ka thënë ai duke shtuar se dallimet që i kanë me njëri-tjetrin shtet e rajonit me udhëheqës shqiptarë në raport me këtë konflikt në raport me Serbinë janë shndërruar dhe në pengesa të brendshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments