15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeKurti: Nuk normalizohen marrëdhëniet duke sjellë ushtarët në kufi, Serbia po provokon

Kurti: Nuk normalizohen marrëdhëniet duke sjellë ushtarët në kufi, Serbia po provokon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të njësiteve speciale të ushtrisë së Serbisë, të cilat janë zbuluar disa metra larg kufirit me Kosovën, në zonën pranë fshatit Banje të Zubin Potokut. Kurti ka interpretuar këto veprime si provokime të qarta, duke i lidhur ato me kërcënimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kundër Kosovës. Ai po monitoron situatën në kufirin me Serbinë dhe ka shprehur shqetësimin e tij se kjo sjellje nuk e ndihmon në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Ata i kanë disa ushtrime luftarake, por ushtrimet nuk mbahen dhjetë metra larg kufirit. Ata po vijnë në zonën e sigurisë, në vijën e kufirit ku nuk ka nevojë as për dron e as dylbi për t’u parë me njëri tjetrin. Nëse dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve, ushtria rri në kazerma dhe nuk vjen te kufiri, as ushtarët”-shprehet Kurti.

Nga Misioni i NATO-s, KFOR-i, që janë përgjegjës për sigurinë në veri të Kosovës, cilësojnë se situata është e qetë por e brishtë.

Pas tensioneve të fundit, ne dislokuam rreth një mijë trupa shtesë në Kosovë dhe rritëm praninë e KFOR-it në veri të Kosovës. Gjithashtu kemi trefishuar numrin e patrullimeve, duke përfshirë edhe vijën administrative kufitare. Prandaj, KFOR-i ka një prani fleksibile dhe të dukshme në mbarë Kosovën, gjë që i mundëson misionit tonë të mbikëqyr nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë dhe t’i përgjigjet të gjitha situatave që mund të kenë ndikim në një mjedis të sigurt”.

KFOR-i u bën thirrje palëve që të ulin tensionet dhe “të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese dhe retorika përçarëse dhe të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments