15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeKurti: Nuk ka konflikt ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve por në mes të...

Kurti: Nuk ka konflikt ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve por në mes të shtetit të Serbisë dhe popullit shqiptar

Në Akademinë Diplomatike të Vjenës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pyetjes që i është bërë se si e sheh përplasjen në mes të serbëve edhe shqiptarëve si nacionalitet.

Kurti ka thënë se ketë përplasje nuk e she si përplasje ndërmjet nacionaliteteve por “si përplasje në mes të shqiptarëve si popull dhe Serbisë si shtet”.

“Serbia ka lindur në kohë e Kongresit të Berlinit gatit një shekull me parë edhe menjëherë në atë periudhë fillojë armiqësinë, me popullin shqiptarë sepse ishte, ajo kohë kur shtetet kërkonin të zgjeroheshin, edhe zgjerimi ishit veprimi shtetëror”, ka thënë Kurti.

Më lindja e shtetit të Serbisë, ka qenë koncesion nga Perandoria Osmane të Perandoria Ruse, pra që nga shekulli 19 Serbia i detyrohet për ekzistencën e saj, Perandorisë Ruse edhe nuk ka arritur që ta emancipojë vetveten nga kjo orgjinë”, ka theksuar ai.

Më tej, Kryeministri ka thënë se ai nuk ka vlerësuar qe populli serbë është kundërshtar i popullit shqiptarë.“Unë kujdesem që në çdo kontekst politik apo social të bëjë dallimin ndërmjet popullit edhe shtetit”, ka deklaruar Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments