8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKurti në takim me Komandantin e KFOR-it: Policia kreu detyrën zyrtare, objektet...

Kurti në takim me Komandantin e KFOR-it: Policia kreu detyrën zyrtare, objektet e komunës janë pronë e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për takimin që pati kryeministri i vendit, Albin Kurti, me Komandantin e KFOR-it, Angelo Ristuccia, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Kryeministri Kurti ka theksuar se institucionet e sigurisë punojnë për të ofruar ambient të qetë për të gjithë, duke shtuar se prioritet i Qeverisë është sundimi i ligjit dhe liria e lëvizjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kryetarët e rinj të komunave veriore, tha Kurti, do ta ushtrojnë detyrën e tyre pa pengesa.

Kryeministri Kurti theksoi se kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”, thuhet në komunikatë.

“Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”, thuhet tutje.

Sipas Kurtit, objektet e komunës në veri janë pronë e Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments