4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKastriot Rexhepi / Bashkëpunimi Gashi-Kasami, ku mbeti fytyra

Kastriot Rexhepi / Bashkëpunimi Gashi-Kasami, ku mbeti fytyra

Deputeti i pavarur, Kastriot Rexhepi, i cili kohë më parë është përjashtuar nga Lëvizja Besa, ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes mes Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit për bashkëpunim opozitar. Rexhepi, tha se ky është një rast i mirë jo vetëm për drejtuesit e partive por edhe militantët partiak, që të mos akuzohen apo ofendohen me rivalët e tyre, sepse vjen dita që bashkohen për interesa politike.

“Para pak çastesh e pash atë komunikatën e partive për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim. Në një mënyrë kjo është një orvatje për t’i ngritur gjasat për zgjedhjet e ardhshme, për shkak se ato dy partitë kanë shtrirje rajonale, në disa zona, nuk janë të shtrira në të gjithë shtetin dhe kjo është një mënyrë që të mundohen të kenë një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjetër, kjo është një porosi edhe për simpatizantët, për anëtarët e partive që nuk duhet të jenë aq shumë të vrullshëm, të shajnë, të ofendojnë eksponentë të partive politike sepse pas disa muajve ose viteve ndodh që ato bashkëohen dhe pastaj ku ngel fytyra e atyre që kanë sharë e ofenduar”, tha deputeti Kastriot Rexhepi./Gazeta LAJM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments