14.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeKurti flet për kidnapimin e tre policëve nga Serbia

Kurti flet për kidnapimin e tre policëve nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar lidhur me rrëmbimin e tre policëve shqiptar nga forcat serbe.

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojë në këtë akt agresioni të Serbisë” është shprehur Kurti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments