11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKryeministri Zaevi: Marihuana është trend modern, pse të mos mendojmë legalizimin...

Kryeministri Zaevi: Marihuana është trend modern, pse të mos mendojmë legalizimin për turizëm! (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev gjatë një prononcimi të sotëm, i ka lënë një shteg të hapur çështjes së legalizimit të marihuanës. Ndonëse vetë Zaev mendon se Maqedonia ende nuk është e gatshme për këtë , ai tha se trendet botërore po shkojnë drejt përdorimit të marihuanës vetëm për qejf. Bota e bën për rritje të turizmit, ndërsa debati në Maqedoni për këtë mbetet i hapur tha Zaev. Kujtojmë që TV21 para katër ditësh, duke cituar burime të besueshme informoi se qeveria në Shkup është duke e shqyrtuar seriozisht legalizimin e marihuanës ndërsa në fazën e parë testuese të krijojë dy mini-Amsterdam ballkanik Ohrin dhe Strugën.

“Unë personalisht mendoj se ende nuk jemi të gatshëm, por dua t’iu tregoj se deri ku shkojnë trendet moderne deri tek lëshimi i marihuanës për qëllime rekreative vetëm në vendet turistike. Dikush thotë se për pesë fish do të rritet kërkesat për kapacitetet turistike. Pse them se nuk jemi të përgatitur për këtë, për shkak se në shtet ende nuk kemi kapacitete për kontroll por diskutimi është i hapur pra bota këtë e bën më shumë për turizëm” deklaroi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments