19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeKryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite nga sot deri të...

Kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite nga sot deri të premten për vizitë në Shkup

Nga sot deri të premten, një delegacion i kryesuar nga Abdullah bin Muhamed al-Sheikh, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mejlisi al-Shura, do të bëjë një vizitë zyrtare në vend.

Sipas njoftimeve, nesër ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe më pas do të marrë pjesë në nënshkrimin e librit të përshtypjeve.

Për shkak të vizitës së Abdullah bin Muhamed al-Sheikh, nga sot deri të shtunën, më 13 janar, në Shkup do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit. Regjimi i veçantë, i cili do të zbatohet nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor, do të mbulojë rrugët e qarkut të zonës më të gjerë qendrore të Shkupit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments