19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeLetërnjoftimet e paskaduara me emrin e vjetër të shtetit do të vlejnë...

Letërnjoftimet e paskaduara me emrin e vjetër të shtetit do të vlejnë si në sportel ashtu edhe në qendrat e votimit!

– Qytetarët të cilët pas datës 12 shkurt do të kenë letërnjoftime të vlefshme dhe të paskaduara me emrin e vjetër Republika e Maqedonisë, nuk do të kenë asnjë pengesë gjatë vizitës në sportelet e bankave dhe nuk do të kenë asnjë problem gjatë votimit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të 24 prillit dhe në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Pa problem do të tërhiqen paratë dhe do të hidhen vota, informon PRESSonline.al

Nga bankat, jozyrtarisht mëson PRESSonline.al, do të respektojnë letërnjoftimet e qytetarëve me emrin e vjetër Republika e Maqedonisë të cilëve nuk u ka kaluar afati i vlefshmërisë. Gjatë kësaj jave pritet një qëndrim zyrtar i Shoqatës së Bankave të Maqedonisë që do ta konfirmojë këtë si rregull për të gjitha bankat.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se sipas dispozitave aktuale të Kodit Zgjedhor, në Listën Zgjedhore regjistrohen të gjithë shtetasit mbi 18 vjeç me dokumente personale të vlefshme. Në proces janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat duhet të harmonizohen me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ndërsa KSHZ-ja thotë se në mesin e rekomandimeve ka pjesë që tregojnë se qytetarëve nuk duhet t’i mohohet apo kufizohet e drejta e votës, dhe në lidhje me problemet dhe pengesat në lëshimin e dokumenteve personale.

Në anën tjetër Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se nga 5 korriku 2021 deri më 31 dhjetor 2023, 1.007.855 qytetarë kanë lëshuar letërnjoftime të reja me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut. Numri i pasaportave të ndryshuara është më i madh dhe për të njëjtën periudhë arrin në 1.169.463, si dhe janë lëshuar 529.799 patentë të reja shoferi. Sipas të dhënave të MPB-së dhe duke pasur parasysh se rreth gjysmë milioni njerëz në Maqedoni janë të mitur, rezulton se rreth 300 mijë qytetarë të tjerë nuk kanë ndërruar letërnjoftime. (PRESSonline.al)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments