3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKryetari i FRASH’it,Omer Ajdini paralajmëron protesta para Universitetit të Tetovës, kundër korrupsionit,...

Kryetari i FRASH’it,Omer Ajdini paralajmëron protesta para Universitetit të Tetovës, kundër korrupsionit, nepotizmit dhe plagjiaturës

Protesta kundër plagjiaturës, nepotizmit dhe korrupsionit në Universitetin e Fadil Sulejmanit, ka paralajmëruar Omer Ajdini nga Opozita Shqiptare. Përmes një video mesazhi, Ajdini bën të ditur se tashmë ka ardhur koha për t’i thënë “boll më” dukurive negative që ndodhin në tempullin e dijes, në Universitetin e Tetovës. Sipas tij, ky universitet po lëngon nga padrejtësia dhe prandaj, janë të patjetërsueshme protestat, për t’ia kthyer dinjitetin dhe për të mos i shuar ëndrrat e Fadil Sulejmanit, për një tempull të vërtetë të dijes,

“Universiteti i Tetovës, pra Universiteti i Fadil Sulejmanit po lëngon nga padrejtësia. Ëndrra që ushqente dikur Fadil Sulejmani për një tempull të mirëfilltë të dijes, fatkeqësisht po shndërrohet në trishtim e makth për studentët dhe vend ku fuqizohen e pasurohen të fortët e të afërmit me pushtetin dhe anashkalohen e shtypen të mirat dhe të sinqertët. Të dashur vëllezër e motra, Universiteti i Fadil Sulejmanit është krenaria jonë, sakrifica dhe shpresa e kësaj gjenerate që po nëpërkëmbet nga hajdutët akademikë, të cilët ngriten me plagjiaturë e nepotizëm dhe pastaj shtypin mbi kokat e studentëve dhe profesorëve të sinqertë dhe punëtorë. Keqqeverisja me Universitetin e Fadil Sulejmanit, në vend të investimeve vendosi si standard të veprimit korrupsionin, krimin dhe nepotizmin. Fadil Sulejmanit dikush dëshiron t’ja shuajë ëndrrën për një tempull të mirëfilltë të dijes, por ka ardhur koha t’i themi boll më kësaj katrahure sepse mjaft duruam. Universiteti jonë është e ardhmja jonë. Ai është shpresa e vetme për ditë të mira dhe prandaj këtë shpresë nuk do ta lëmë të shuhet. Kështuqë, ne të rinjtë, të gjithë sëbashku, me studentët dhe të diplomuarit, nuk do të heshtim më. Do të protestojmë para Univeritetit të Fadil Sulejmanit kundër korrupsionit, nepotizmit dhe plagjiaturës. Dhe për dinjitet, investime e qeverisje të mirë të këtij universiteti. Boll më! Fadil Sulejmani nuk do ta lejonte këtë”, thotë Omer Ajdini, kryetar i FRASH’it,

Data e protestës ende nuk është bërë e ditur, por siç mësohet, detajet do të publikohen në ditët në vazhdim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments