3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKryeparlamentari Talat Xhaferi pranon donacion nga Kina ?!

Kryeparlamentari Talat Xhaferi pranon donacion nga Kina ?!

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dhe ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Sh.T. Zhang Xuo dhuruan 82 tablet aparate për fëmijët e SHFK „Kërste Petkov Misirkov“ dhe shkollat rajonale në f. Kishavë, Manastir.

Aktiviteti është rezultat i ndërmjetësimit dhe komunikimit të hapur, si edhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të afërm të Kuvendit dhe Ambasadës, sidomos të Kryetarit Xhaferi me ambasadorin Xuo, gjatë gjithë mandatit të tij dhe me nismë të të cilit realizohet dhurimi i këtij donacioni në lartësi prej 10 000 USD për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari, në fjalën e tij para fëmijëve dhe kuadrit arsimor theksoi se pandemia me KOVID – 19 tregoi se edhe pse institucionet janë nj hap para në planifikimin e aktiviteteve, sfida të caktuara vijnë pa paralajmërim. Shembull i atillë është nevoja për ndjekjen e mësimit on-lajn për fëmijët, sidomos të fëmijëve të kategorive të lëndueshme, të cilët, falë angazhimit pa rezervë të arsimtarëve në periudhën e kaluar, ia dolën të arrijnë rezultate të shkëlqyera. Edhe pse donacioni realizohet kah fundi i citit shkollor, Kryetari Xhaferi nënvizoi se, tablet aparatet do të mund të përdoren edhe vitin e ardhshëm, edhe pse sinqerisht shpreson se për shkak të imunizimit, të popullsisë, nxënësit do të kthehen në bankat shkollore, me ç’rast, këto aparate do të mund të përdoren si mjete mësimore dhe vegël për hulumtim dhe arritje të rezultateve akoma më të mira.

Ambasadori Xuo e theksoi bashkëpunimin e ngushtë shumëvjeçar me Kryetarin Xhaferi dhe bashkëpunimin shumëdimensional ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës. Shkëlqesia e tij foli për donacionin e 300 000 dozave të vaksinës Sinofarm nga Kina, ndërsa rezultat konkret i atij bashkëpunimi është edhe donacioni i sotëm i tabletëve. I përuroi nxënësit dhe arsimtarët për menaxhimin suksesshëm me sfidën e mësimit on-lajn dhe shprehu shpresë se ky donacion do e lehtësojë procesin e përvetësimit të materialit arsimor për nxënësit vitin e ardhshëm në mënyrë plotësuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments