11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionKreu i Komitetit Evropian për NATO-n thirrje BE-së e Kosovës: Shpalleni Listën...

Kreu i Komitetit Evropian për NATO-n thirrje BE-së e Kosovës: Shpalleni Listën Serbe organizatë terroriste

Kryetari i organizatës joqeveritare Komiteti Evropian për Zhvillimin e NATO-s, Gunther Fehlinger, ka kërkuar që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste, pas veprimeve të fundit në veri.

“I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që ta shpallin Listën Serbe organizatë terroriste”, ka shkruar Fehlinger në platformën X ku ka shpërndarë postimin ku nënkryetari i Listës Serbe shihet në mesin e terroristëve që sulmuan Kosovën të dielën.

Fehlinger ka reaguar të dielën, derisa po kryhej sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, ai kishte bërë thirrje për veprim urgjent kundër Serbisë. Madje thoshte që NATO-ja duhet të jetë gati të bombardojë sërish Beogradin, nëse paqja në Ballkan kërcënohet./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments