10.6 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionAnalistja amerikane: Putin dhe Vuçiç po qeshin, do të testojnë sërish NATO-n...

Analistja amerikane: Putin dhe Vuçiç po qeshin, do të testojnë sërish NATO-n në Ballkan

Analistja amerikane, Ivana Stradner, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se Rusia dhe Serbia po luajnë me Uashingtonin dhe Perëndimin.

Reagmi i Stradner erdhi pas deklaratës së këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili ka shkruar në platformën “X” për bisedat që ka pasur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas saj, Putin dhe Vuçiç po qeshin me ShBA-në, pasi e dinë se Uashingtoni nuk do të ngrejë gishtin. Ajo ka thënë se Serbia dhe Rusia do të testojnë NATO-n në Ballkan dhe se “dobësia trimëron diktatorët.”

“Moska dhe Beogradi po e luajnë Uashingtonin si ‘fyell’. Putin dhe Vuçiq po qeshin me SHBA-në dhe e dinë se Uashingtoni nuk do të ngrejë as gishtin. Do të shihni më shumë testime të NATO-s në Ballkan. Dobësia trimëron diktatorët”, ka shkruar ajo.

Në orët e para të së dielës së 24 shtatorit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh duke lënë të vdekur policin Afrim Bunjaku dhe plagosën dy policë të tjerë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh në Manastirin e Banjskës, ku sulmuesit u strehuan.

Autoritetet në Kosovë kanë nxjerrë prova që implikojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç si udhëheqës të këtij grupi terrorist. Radojiçiç është i sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments