8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeKREU I AGJENCISË SË ZBULIMIT PËR NGJARJET E KUMANOVËS

KREU I AGJENCISË SË ZBULIMIT PËR NGJARJET E KUMANOVËS

Drejtori i Agjencisë së Zbulimit në Maqedoninë e Veriut, Erolld Musliu ka deklaruar se incidenti i armatosur i para pesë vjetëve në Kumanovë dhe ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 janë dy njolla të zeza në historinë më të re të vendit dhe dy shembuj të hidhur për përbërjen dhe udhëheqjen e  kësaj Agjencie. Këto komente Musliu I ka bërë në një intervistë të gjatë për Radion Evropa e Lirë.

Konflikti i armatosur i nëntë dhe dhjetë majit të vitit 2015 pati një përfundim tragjik: tetë të vrarë nga radhët e forcave të sigurisë dhe dhjetë nga radhët e grupit të armatosur, shumica e të cilëve ishin shtetas të Kosovës. Pesë vjet pas këtij incidenti që tashmë ka marrë epilog gjyqësor, Erolld Musliu, kreu i Agjencisë së zbulimit në Maqedoninë e Veriut, një shërbim ky i specializuar për grumbullimin, analizën dhe përpunimin e informacioneve me karakter zbulimi, pa dhënë ndonjë hollësi më shumë, thotë se motivet e grupit të armatosur  kanë qenë politike, ndonëse përmendet edhe ai financiar: ‘Tanimë është e qartë se motivi politik ka mbisunduar për angazhimin e pjesëtarëve të këtij grupi të armatosur, edhe pse përmendet edhe momenti financiar. Është e paqartë arsyeja e kontakteve të operativës (së Agjencisë për Zbulim) me udhëheqësit e grupit të armatosur dhe mungesa e informacionit për veprimet në Goshincë dhe depërtimit të grupit në zonën urbane të qytetit të Kumanovës. Mendoj që një pjesë e konsiderueshme e të dhënave të nevojshme për kompletimin e këtij rasti të komplikuar ende gjenden tek disa pjesëtarë të grupit që janë në burg.Nuk mendoj se u zhdukën të gjitha sekretet me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt’.

Në intervistën e gjatë dhënë Radios Evropa e Lirë, drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu, ka konfirmuar implikimin, madje të krerëve të atëhehershëm të saj në ngjarjet e Kumanovës, mosrespektimin e hierarkisë  dhe mungesën e bashkëpunimit me Prokurorinë Publike. Zoti Musliu ka pranuar implikimin e këtij shërbimi  edhe në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, të para tre vjetëve, në Kuvendin e Maqedonisë, kur më së keqi e pësoi lideri i Aleancës, deputeti Ziadin Sela:

‘Janë bërë një varg gabimesh në procesin e udhëheqjes dhe përzgjedhjen e operativës së angazhuar. Në këtë rast është e paqartë se pse është involvuar (përfshirë) Agjencia dhe pjesëtarët e saj në këtë ngjarje (ngjarjet e 27 prillit në Parlament) që është kompetencë e organeve të rendit publik, sepse ne jemi Agjenci Zbulimi dhe ne veprojmë jashtë kufijve të shtetit’.

Kreu i Agjencisë së Zbulimit ka bërë të ditur, po ashtu, se ky institucion aktualisht ka rikthyer besimin e luhatur, falë përkushtimit për të qenë në nivel të detyrës dhe ndihmës së dikasterëve përkatës nga Aleanca e NATO-s, por dhe bashkëpunimit me interes të ndërsjellë me shërbimet kombëtare të vendeve të tjera./KlanMAcedonia &REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments